E diel, 19 Janar, 2025

Ideal Rafuna nga Prishtina diplomon në Clarkson University të New Yorkut në SHBA

- Advertisement1-

Ideal Rafuna nga Prishtina po shënon suksese në SHBA, shkruan Albanian Education.

Në çdo sferë vazhdojnë sukseset e studentëve shqiptarë, si në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Australinë e largët.

- Advertisement -

Me suksese të plota po vazhdon edhe i riu nga Prishtina, Ideal Rafuna, i cili ka kryer me sukses të shkëlqyeshëm studimet bachelor në Clarkson University, New York, SHBA, në drejtimin Aerospace Engineering (Inxhinieria e Hapsirës Ajrore).

Nga ana tjetër, z. Rafuna ka qenë edhe president i ekipit të fakultetit të tij për një kompeticion të zhvilluar për NASA, NASA RASC-AL competition.

Pas përfundimit të studimeve bachelor, Ideali është pranuar në studimet master në universitetin prestigjioz “University of Illinois”.

Djaloshi nga Prishtina është krenar që tanimë është pjesë e inxhinierisë së hapsirës ajrore. /AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...