E enjte, 28 Nëntor, 2024

Ibrahimi: Ministria e Arsimit s’ka treguar në publik se ka problem me pajisje me tekste shkollore

- Advertisement1-

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka akuzuar Ministrinë e Arsimit që nuk ka treguar fare në publik se ka problem me pajisjen e nxënësve me tekste shkollore.

Ibrahimi të martën në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se komunat nuk janë konsultuar fare nga Ministria për zbatimin e Udhëzimit administrativ.

- Advertisement -

“Si problematikë nga drejtorët komunalë është që këtë vit ka shkuar shkresa nga Ministria e Arsimit që shkollat do të pajisen me tekste shkollore vetëm nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ndërsa është kërkuar që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë të përdorin librat që janë shfrytëzuar vitin e kaluar. Ka komuna ku kjo nuk mund të bëhet sepse librat janë përdorur pastaj nxënësit nuk i kanë kthyer librat e përdorur. Ka raste kur drejtorët komunalë e kanë ngritur këtë si shqetësim. E dimë që ekziston udhëzimi administrativ mirëpo për t’u zbatuar një udhëzim administrativ duhet të konsultohen komunat sepse këto tekste shkollore shkojnë në komuna. Ministria e Arsimit nuk ka treguar fare në publik që ka një problem të tillë, ndërkohë që Asociacioni po duhet ta ngrejë alarmin që është duke ndodhur një padrejtësi ndaj komunave”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka shtuar se në konsultimet që i ka zhvilluar të martën me drejtorët komunalë të arsimit, ka pasur ankesa që nuk ka mjaftueshëm libra, e madje edhe që nuk po dëgjohen shqetësimet e tyre nga ana e Ministrisë.

“Në konsultat që i kam pasur sot me drejtorët komunalë të arsimit, jo të gjithë, nuk ka shumë libra. Drejtorët komunalë po ankohen që nuk po kanë takime me ministren Nagavci. Nuk po dëgjohen sa i përket shqetësimeve që po ngritën nga niveli lokal. Po habitemi se pse komunat po shihen si opozitë e kësaj qeverie. Nuk e di pse”, ka thënë ai.

KOHA ka raportuar të hënën se Ministria e Arsimit nuk e ka mbajtur as sivjet premtimin për furnizim me tekste shkollore deri në fund të muajit korrik. Sivjet, përveç që nuk ka filluar shpërndarja e teksteve e shkollore, as procesi i përzgjedhjes së librave nga shkollat nuk ka përfunduar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...