Në Institutin për Arsim dhe Aftësim Profesional “Ymer Prizreni”, gjatë të mërkurës dhe të enjtes, u mbajt aktiviteti tashmë tradicional “Dita e dyerve të hapura”.
Drejtoresha e këtij institucioni arsimor, Myvedete Gavazaj, u shpreh se kjo ngjarje e përvitshme është një mundësi e mirë që nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, të njihen nga afër me profilet dhe punën e Institutit.
Nxënësit e këtij institucioni, Elsa Kryeziu dhe Blerim Saramati, thanë se përmes këtij aktiviteti, kanë mundësinë të prezantojnë shkathtësitë dhe angazhimin e tyre të përditshëm.



Ndërsa, nxënëset e shkollës të mesme të ulët “Gani Saramati” në Prizren, Erina Baftijari dhe Edina Mustafa, si dhe mësimdhënësja Shqipe Tabaku, treguan përshtypjet e tyre për këtë institucion arsimor dhe atë se çfarë paten mundësi të shohin përmes këtij aktiviteti.
Ndryshe, IAAP “Ymer Prizreni” ofron profile profesionale si teknologji ushqimore, hotelieri-turizëm, rrobaqepësi dhe fusha të tjera teknike, duke i kombinuar me punë praktike në laboratorë dhe bashkëpunim me biznese lokale.
Nxënësit kanë mundësinë të përfitojnë aftësi konkrete për tregun e punës, përmes praktikave profesionale dhe trajnimeve të orientuara drejt punësimit.