E hënë, 24 Shkurt, 2025

IAAP nga Shtimja zë vendin e parë në kuizin e diturisë “Suhareka 2023”

- Advertisement1-

Në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës është organizuar kuizi i diturisë në fushën e lëndës së ekonomisë “Suhareka 2023” me pjesëmarrjën e 9 shkollave profesionale nga i gjithë vendi.

Me këtë rast, nxënësit e Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) nga Shtimja kanë zënë vendin e parë duke u shpërblyer me mirënjohje për vendin e parë në nivel republikan dhe 300 euro ne vlerë monetare për nxënësit pjesëmarrës: Leonora Nuredini, Safedin Tahiri dhe Dafina Boka.

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu përgëzon nxënësit fitues të kësaj gare dhe mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre në Kuizin e Diturisë “Suhareka 2023” si dhe ju uron suksese të mëtutjeshme.

Vendi i dytë i takoi IAAP “Hasan Prishtina” nga Mitrovica.

Shkolla IAAP “Abdyl Ramaj” nga Suhareka, u radhit e treta.

Duke pas parasysh se kjo garë është tradicionale, për vitin e ardhshëm nikoqire për organizimin e kuizit të diturisë në nivel republikan do të jetë IAAP në Shtime. /Albanian Education

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...