Institucioni i Arsimit të Lartë Profesional “Anton Çetta” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën rajonale me shkolla nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, duke u kualifikuar për një projekt madhor në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Ky projekt, me një vlerë mbi 300,000 euro, financohet nga fondi Rajonal i Challenge Fund (RCF) dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW). Qëllimi i tij është përmirësimi i kushteve të të mësuarit për të rinjtë, përmes investimeve në infrastrukturë moderne, pajisje teknologjike dhe përmbajtje mësimore bashkëkohore.
Ky është një hap i madh drejt krijimit të një ambienti arsimor të avancuar, që i përgatit nxënësit për tregun ndërkombëtar të punës dhe për një të ardhme profesionale më të sigurt.
Për këtë arritje, falënderime të veçanta i shkojnë stafit të përkushtuar të IAAP “Anton Çetta” dhe ekipit punues që, me vizion, profesionalizëm dhe angazhim të palëkundur, e bënë të mundur këtë sukses, duke ngritur jo vetëm nivelin e shkollës, por edhe reputacionin e komunës tonë në nivel rajonal.