E shtunë, 21 Shtator, 2024

Ia publikuan 1-shin në biologji në shkollë të mesme, deputeti Dimal Basha publikon notat me A në Amerikë

- Advertisement1-

Gjatë ditës së sotme një nga temat më të përfolura ka qenë publikimi i notave të deputetit nga radhët e VV-s, Dimal Basha.

Në lidhje me këtë ka reaguar vet deputeti duke iu kundërpërgjigjur të gjitha “sulmeve” te sotme.

- Advertisement -

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka numëruar sukseset e tij gjatë studimeve duke cekur që në vazhdimësi ka punuar.

Deputeti ka publikuar notat me A në Amerikë ku thotë se veç 3% e studentëve e kanë një rezultat të tillë.

Postimi i plotë

Që doni me vlerësu dikend, veq lexoni bre statusat n’Facebook. Dmth qaty pak e shumë mundeni me vlerësu sa dimë me shkru e mendu. Bile me shkru dinë krejt se mësohesh n’klasë të parë, a me mendu është niveli tjetër, se ka deputetë që as nuk i shihni n’TV, as kurrë dy llafe si shkrujn, ose qato rrallë që i postojnë, ua shkrujnë tjerët. Unë keq e mirë, krejt vet, e për më tepër kam dal në debate mjaftueshëm me u mat me dije. Kur flasim për analfabet, unë kam punime shkencore dhe mbi 50 opinione të publikume.

E për shkollim, 𝗾𝗲 𝗻𝗼𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗔𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸ë𝘀, 𝗸𝘂 𝗸𝗮𝗺 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝘂 𝗺𝗲 𝗻𝗼𝘁ë 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗲 𝟯.𝟵𝟳, 𝗻𝗴𝗮 𝟰.𝟬 𝘀𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗺𝗮𝗸𝘀𝗶𝗺𝘂𝗺𝗶 (𝗦𝘂𝗺𝗺𝗮 𝗖𝘂𝗺 𝗟𝗮𝘂𝗱𝗲). 𝗠𝗲 𝗸ë𝘁ë 𝗻𝗼𝘁ë 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿ë 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗼𝗷𝗻ë 𝗺ë 𝗽𝗮𝗸 𝘀𝗲 𝟯% 𝗲 𝗸𝗿𝗲𝗷𝘁 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁ë𝘃𝗲!

Për më tepër, kam sa kam studiu ‘full time’ fakultet për katër vjet me ligjërata prej 8:00 deri 15:10, gjithashtu kam punu prej 16:00 deri 00:00. Njejtë edhe dy vjet e gjys ne magjistraturë. Krejt këto në John Jay College dhe Neë School University ne Neë York, prej universiteteve më t’mira në botë! Kurrë s’jam ndal, shkollë e punë, dhe dyjat i mbaj si simbol nderi të jetës sime.

- Advertisement -rrrrrrr

Jo veq unë, po krejt në familje jemi t’shkollum, duke nis prej babit inxhinier, motrës mësuese ne SHBA, vëllaut inxhinier në Neë York, motrës Dafinës si një prej kontabilisteve më t’suksesshme ne NewYork.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....