Ia kishin vjedhur atletet, nxënësit befasojnë mësuesin duke ia blerë të reja – ai shpërthen në lot

- Advertisement -

Një mësues nga Nebraska nuk mundi të mbante lotët pasi studentët e tij mblodhën para për t’i blerë atij një palë atlete të preferuara, pasi ishin vjedhur të vjetrat.

- paragrafi 1 -

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që fillimisht tregojnë momentin kur mësuesi lexon një letër që studentët ia kishin shkruar.

- Advertisement -

 

Më pas ai mund të shihet duke shpërthyer në lot ndërsa fillon të hap kutinë e atleteve, brenda çantës së dhuratave.

Gjithashtu, studentët e tij mund të dëgjohen duke shijuar momentin dhe nxitojnë t’i japin mësuesit një përqafim në grup.

- Advertisement -

Një nga studentët ka shpjeguar se mësuesi – emrin e të cilit nuk e treguan – ishte mësuesi “më i gjallë” në shkollë.

Ajo tha se mësuesit i ishin vjedhur atletet e tij të basketbollit nga zyra e tij, gjë që i nxiti studentët të vepronin.

Jo të gjithë studentët e parë në video kanë grumbulluar para për atletet, sipas studentes, por turma ishte mbledhur për të treguar mbështetjen e tyre për mësuesin.