Nuk ndodh shpesh të shohim biznesmenë që mendojnë dhe ndihmojnë punonjës të thjeshtë, por Tami Forbes ishte me fat.
Ajo është menaxhere e një byrektoreje në kompaninë “Key West Lime Pie”. Pavarësisht se kishte shumë përgjegjësi, ajo fitonte vetëm 300 dollarë në javë, sipas “Goal Cast”.
Tami është nënë e dy binjakëve tetë vjeç dhe është shtatzënë për herë të dytë. Prandaj, asaj i duhej të punonte edhe gjatë fundjavave për të siguruar jetesën.
Mjerisht, situata e saj është shumë e zakonshme. Sipas një artikulli të “Forbes”, në Shtetet e Bashkuara, gratë që marrin 12 javë pushim paguhen për më pak se tetë javë.
Në shfaqjen televizive “CNBC The Profit”, drejtuesi dhe milioneri Marcus Lemonis investon paratë e tij në bizneset që po dështojnë. Gjatë një episodi, ai iu drejtua kompanisë “Key West Lime Pie”.
Kur kamerat u drejtuan te Tami, ajo nisi të tregonte përpjekjet dhe zhgënjimet për të qenë një nënë që punon.
“Muaj i parë kur fëmija vjen në jetë është kaq i rëndësishëm dhe duhet të kalohet kohë jo vetëm me të porsalindurin, por edhe me bashkëshortin,”- tha ajo.
E prekur nga historia e saj, Lemonis u takua me Tami-n dhe i tha teksa tregonte barkun e saj të rrumbullakosur: “Kjo është më e rëndësishme se çdo byrek që duhet të bësh“.
Ai i dhuroi asaj 6 muaj pagë, së bashku me një ngritje në detyrë. Forbes do të kthehet nga leja e lindjes si drejtuese e biznesit dhe do të fitojë 1,000 dollarë në javë.