E diel, 23 Shkurt, 2025

I shqiptohet vërejtje me shkrim mësueses për veçimin e fëmijëve në Festën e Abetares në Pejë

- Advertisement1-

Një komision disiplinor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Pejës ka marrë një masë disiplinore ndaj mësueses së shkollës fillore “Xhemajl Kada”.

Ky vendim ka ardhur pasi Inspektorati i Arsimit ka konstatuar se veçimi i nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjatë Festës së Abetares në Pejë, ishte diskriminues dhe i papranueshëm.

- Advertisement -

KALLXO.com ka siguruar vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë, i cili përshkruan vërejtje me shkrim për mësuesen.

“Komisioni Disiplinor shqipton masën disiplinore si në diapozitiv të vendimit vetëm për arsyen se mësimdhënësja nuk është treguar e kujdeseshme por pa menduar mirë veçoi nxënësit e komunitetit egjiptian, rom dhe ashkali nga pjesëmarrësit e tjerë në festë”, thuhet në vendimin e DKA-së.

“Komisioni mbi bazën e bindjes së lirë ka ardhë në përfundim se mësimdhënësja nuk kishte për qëllim që të bëjë diskriminim mbi baza etnike apo racore. Veprimet ishin të pamenduara dhe të bëra nga pakujdesia, por që përcillnin imazh negative tek opinioni”, vazhdon më tej vendimi.

Më 17 maj, 10 nxënës të komuniteteve rom, ashakli dhe egjiptian, të moshave të ndryshme, u veçuan gjatë Festës së Abetares që u organizua në sallën “Karagaç” në Pejë.Nxënësit e tjerë dhe familjarët e tyre ishin ulur në ulëset e përgatitura për ta: disa në pjesën ku zhvillohej programi e të tjerët në tribuna. Por, 10 fëmijët e komuniteteve joshumicë, ishin udhëzuar të uleshin në pjesën e sipërme të sallës, prapa një rrjete që shërben për t’ ndalur topat gjatë lojërave të ndryshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...