Shkrim nga Afeida Boriçi
𝗧𝗵𝘂𝗷 𝗺𝘀𝘂𝘀𝗶𝘁 𝗽𝗼 𝗱𝘂 𝗺𝗲 𝗻𝗱𝗲𝗷𝘁 𝘃𝗲𝘁 𝗻ë 𝗯𝗮𝗻𝗸ë 𝗽𝗼 𝗲 𝗿𝘂𝗷 𝗸𝗮𝗿𝗿𝗶𝗴𝗲𝗻 𝗽ë𝗿 𝘀𝗵𝗼𝗾𝗶𝗻 𝘁𝗲𝗺 𝗸𝘂𝗿 𝘁ë 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝘁
Në shikim të parë duket një fotografi e thjesht:
Lisi i ulur në bankë në ditën e parë të klasës së dytë.

Por sot kur u futën në klasë, syt e çdo fëmije kërkonin shokun ose shoqen e bankës, që shumica prej tyre nuk ishin parë prej ditës së fundit të klasës së parë.
Klasa po mbushej, mësuesi te dera i priti me shumë dashuri të gjithë nxënësit… po thuaj se të gjithë…
Fëmijët u përqafuan, filloi biseda aty ku e kishin lënë.
Përveç Lisit që më kot e priti dhe e kërkoi me sy shokun e tij të bankës … e priste me padurim të shfaqej te dera … po kot aj nuk u shfaq
Ju afrova mësues Edit dhe i thash Lisi po e pret Lianin … më pa në sy dhe gati duke pëshpërit më tha:
Liani ka shku …
Mu këput shpirti për Lisin por, nga ana tjeter mu bë qefi për Lianin që më më fund familja u bashkua në mërgim.
Mblodha vetën dhe ju afrova
Lisi Liani paska shku në Gjermani …
Më pa një kohë e pastaj më tha
Thuj msusit po du me ndejt vet në bankë po e ruj karrigen për shoqin tem kur të kthehet