I riu nga Gjilani, studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali

- Advertisement -

Art Morina, një i ri i nga Gjilani, është bërë studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Lisbonë, një nga institucionet më të vlerësuara të arsimit të lartë në Evropë.

- paragrafi 1 -

Ai ka përfunduar me sukses studimet master në Financa pranë Nova School of Business and Economics (Nova SBE), pjesë e Universitetit NOVA de Lisboa, një institucion me reputacion të lartë akademik, i njohur për cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në nivel evropian dhe botëror.

- Advertisement -

Nova SBE është renditur ndër vite në mesin e 20 shkollave më të mira në Evropë për Financa.