26 vjeçari nga Skenderaj, Ron Kuliqi ka përfunduar me sukses studimet e tij në Universitetin e Prishtinës, pavarësisht problemeve me shikim.
Ai tregoi edhe për çështjen e notimit në Universitet, duke thënë se gjithmonë është munduar të gjejë zgjidhje të shpejta për mënyren si është vlerësuar.
Përkundër kësaj ai ka kërkuar që provimet ti përfundoj duke u pyetur nga profesorët e lëndëve dhe jo me shkrim.
“Unë për ta bërë sa më të lehtë këtë punë iu kam ofruar profesorëve dy opsione: ose të më pyesin me gojë, ose të më ofrojnë një ndihmës në plotësimin e përgjigjjeve”, spjegoi ai.
Ani pse Roni ishte munduar të gjente zgjidhjen më të lehtë ai gjithashtu tha se ndonjëherë kjo formë ka qënë sfiduese pasi sipas tij kishte raste kur harronte përgjigjien dhe koha për ta ndryshuar atë është e shkurtër, kurse me shkrim mundësia për ndryshime është më e madhe.
Duke u quajtur si i ndryshëm nga të tjerët kjo kishte krijuar edhe përshtypjen se kujdesi duhet të jetë i veçantë për të, por këtë përshtypje Roni e kishte larguar shume shpejtë pasi kishte provuar se edhe ai është sikurse të ata dhe duhet të trajtohet si i tillë.
“Fillimi ishte i vështirë dhe ashtu e kisha menduar, jo i vështirë për mua, por i vështirë për kolegët sepse unë e llogarisja se ata kurrë nuk kanë takuar një person si unë, dhe ashtu më doli, por gjërat ndryshuan shpejtë dhe u ambientuan edhe ata me një person shumë të hapur dhe pa komplekse siç jam unë”, tha ai.
Vështirësia më e madhe ka qenë përgatitja për provimet dhe leximi i librave, pasi atij i është dashur që të fotografoj çdo faqe të librit dhe ti lexoj ato nga telefoni derisa të mund ti shohë qartë.
Sot, Roni është në pozitën e drejtorit të Shoqatës së të Verbërve për kulturë , rini dhe sport, ka biznesin e tij online për shitjen e librave islam dhe gjithashtu është përfitues i disa projekteve në shërbim të qytetarëve.
Duke mos lënë anash as punën vullnetare dhe trajnimet e ndryshme ashtu edhe dashurinë e tij të madhe ndaj sportit.
Dëshira që e lidhi më fortë me ëndrrën ishte kërkesa për informacione të vazhdueshme e sidomos për sportin.
“Dëshira ime për të studjuar gazetarinë lindi si rezultat i dashurisë së madhe për sportin dhe për informacionet e shumta që i kisha rreth sportit e veçanërisht futbollit”, tha ai për Insajderin.