Në fshatin e vogël Caparc të Prizrenit, ku si në shumë shkolla që paralufte mungonin edhe kushtet më elementare për arsimim, një mësues do të linte gjurmë të pashlyeshme në historinë e fshatit.
Ai ishte mësuesi i parë në këtë fshat – një njeri i përkushtuar që gjithë jetën ia kushtoi dijes dhe edukimit të brezave të rinj.
Sot është në pension, por kujtimet dhe përjetimet e tij janë të freskëta si në ditën e parë kur mori në dorë ditarin.
“Ka qenë kënaqësi e madhe të marrësh ditarin në dorë dhe me fillu me nxënës me punu,” thotë ai me emocion. “Unë për vete kam qenë entuziast që me dalë mësuesi i parë në këtë fshat, së bashku me shoqen – edhe ajo në arsim punon.”, ka rrëfyer ai për Tëvë1, transmeton AlbanainEducation.net.
Ai tregon se kur është hapur shkolla kishte veç shkumës dhe shpuzë.
“Atëherë kur kemi punuar, kemi pas vetëm një shkumës dhe një shpuzë,” kujton ai.
Por pavarësisht mungesave të gjitha gjërave, ish-mësuesi thotë se nxënësit kishin respektin dhe vullnetin për të mësuar, çka sipas tij sot mungon.
“Nxënësit kanë qenë më të kulturuar, më të përkushtuar për mësim. Tash vetëm telefonat, aspak nuk ju intereson”, thotë ai
Ai flet edhe për mënyrën se si shoqëria i perceptonte mësuesit dikur.
“Kur nxënësit e shihnin një mësues në fshat, iknin, se thonin: ‘nuk po mëson, po bën probleme në rrugë’.”
Rrugëtimi i tij si mësues filloi në fshatin Novak, aty ku për herë të parë mbajti ditarin në dorë.
“Ai ka thënë se ditarin për herë të parë e ka kapur në fshatin Novak,”, ku ka punuar 15 vite.
Nga aty nisi udhëtimi i tij drejt Çaparci, ku do të bëhej mësuesi i parë – themeluesi i një epoke të re për fshatin.