Një prind dyshohet se ka kërcënuar drejtoreshën e institucionit arsimor në Ratkoc të Rahovecit pas pakënaqësive lidhur me vlerësimin e djalit të tij.
Rasti është denoncuar në Polici nga drejtoresha e shkollës, e cila ka deklaruar se është kanosur nga prindi i një nxënësi, pas një mosmarrëveshjeje që lidhej me rezultatet shkollore.
Pas marrjes së kallëzimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./sinjali/