Shokuese: 5-vjeçari përplaset përtoke nga mundësi i peshave të rënda

- Advertisement -

Një djalë 5-vjeçar është përplasur me fuqi për tokë dhe ka pësuar lëndime nga një mundës profesionist, gjatë një eventi të organizuar në Meksikë.

Videoja shfaq Einar Cruzin i cili performonte si “Einar El Vikingo” duke qëndruar i shtrirë në tokë, derisa vogëlushi i identifikuar si Mateo i afrohet dhe fillon ta shtrëngoj në qafë.

- Advertisement -

 

E duket se Einar El Vikingo ishte zemëruar që kishte humbur luftën, dhe në një moment e kapi vogëlushin dhe e përplasi me tërë forcën për toke.