E diel, 19 Janar, 2025

I ndërrohet emri shkollës në Bujanoc, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”

- Advertisement1-

Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës fillore së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”.

Për këtë ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzat Lutfiu.

- Advertisement -

Ai i falënderoi të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim, edhe pse fjalën e fundit, th për këtë tha se e ka Ministria e Arsimit.

Kuvendi komunal në Bujanoc votoi pro ndryshimit të emrit të shkollës së fshatit Bilaç, nga “Desanka Maksimoviq” në “Ismail Kadare”.
I falenderoj të gjithë këshilltarët që votuan për këtë ndryshim.
Tani fjalën e fundit e ka Ministria e Arsimit.
I bëj thirrje ministres që iniciativën për ndryshimin e emrit ta gjykoj drejt, duke pasur parasysh se propozimi i ri që shkolla të ketë emrin “Ismail Kadare” është një nder edhe privilegj jo vetëm për shkollën dhe lokalitetin, pasi kemi të bëjmë me një shkrimtar të përmasave ndërkombëtare”, ka shkruar Lutfiu.

Fshati Bilaç është fshati i dytë më i madh shqiptar në Komunën e Bujanocit i banuar me shqiptarë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...