I mbeshtjellur me flamur kombëtar, mes dhimbjes dhe lotëve i jepet lamtumira e fundit nxënësit Erion Kajtazit

- Advertisement -

Futbollistit mitrovicas, njëherit nxënësit nga Mitrovica, Erion Kajtazi sot iu dha lamtumira e fundit.

- paragrafi 1 -

Mes lotëve e dhimbjes, 17-vjeçari u varros sot në fshatin Zasellë, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Në varrim morrën pjesë numër i madh i qytetarëve, miq, familjarë, përfaqësues të institucioneve e futbollist.

Pjesë e ceremonisë së varrimit ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ai i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe ai i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kajtazi vdiq dje pas një ataku kardiak që pësoi në fushë teksa po luante ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89.

- Advertisement -

Nga njerëzit e futbollit në Mitrovicë dhe jo vetëm, Kajtazi cilësohej si njëri prej lojtarëve me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian.