E diel, 24 Nëntor, 2024

I krahasoni fëmijët me fëmijë të tjerë?! Ja pse nuk duhet ta bëni

- Advertisement1-

Lira Gjika i është drejtuar sërish prindërve, gjyshërve e gjithëkujt që ka nevojë ta dëgjojë me një shpjegim e thirrje të qartë për krahasimin mes fëmijëve.


Sipas psikologes së njohur, kështu nxitet mes fëmijëve ndjenja e zilise.

- Advertisement -

“Krahasimi than shpirtin. Vazhdoj të dëgjoj prindër dhe gjyshër, që krahasojnë fëmijët apo nipërit me njëri-tjetrin, si edhe me fëmijët dhe nipërit e të tjerëve: “Ky i madhi është indiferent mezi afrohet, ndërsa ky i vogli është i butë dhe të vjen vetë” apo “sikur nuk jane vëllezër apo motër e vëlla”. Gjithashtu, krahasimet: “djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë”. Prindër, gjyshër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezërit apo motrat e tyre. E para, janë njerëz të ndryshëm dhe e dyta, krahasimi kultivon te fëmija zilinë dhe inatin për tjetrin dhe ç’është më e keqja, mosvlerësimin për veten. Por e keqja nuk mbetet me kaq, për fat të keq, kjo sjellje haste edhe te edukatorët e mësuesit. Edhe ata nuk i shpëtojnë dot kësaj mënyre zhvlehtësuese të trajtimit të fëmijës. Të rritur, kini kujdes se fëmija ende nuk ka shumë mekanizma për të përballuar krahasime të tilla. Fëmija mendon se ai tjetri është më i mirë dhe për këtë arësye e duan më shumë. Edhe ju të rriturit, kur ju krahasojnë me një tjetër, nuk ndiheni mirrë, madje zemëroheni dhe mbani inat. Kjo formë të sjelluri, që për vete nuk e pranoni, dhe e përdorni me fëmijën duhet ndryshuar, nuk duhet të përdoret. Përpiquni prindër, gjyshër, edukatorë dhe mësues, përpiquni”, ka shkruar Lira Gjika.

Dhe njëherë tjetër po kuptojmë sa shumë ndikon tek fëmija një sjellje e gabuar, ose vetëm një fjalë e thënë nga prindi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...