E enjte, 6 Mars, 2025

“I kam 5 fëmijë në shkollë, s’kam qysh me ua ble librat me 300 euro rrogë – ka me i nalë banka krejt ato çka m’i qet MASHT-i”

- Advertisement1-

Ramiz Shala zyrtar në Ministrinë e Kulturës ka treguar një ngjarje që ka dëgjuar sot në autobus të trafikut urban e që ka të bëjë me librat shkollorë.

Shala thotë se një burrë i moshës 50-vjeçare ka treguar hallin e tij se ka 5 fëmijë, më të voglin në klasën e dytë dhe me 300 euro që merr nuk mund t’ua blejë librat se mbetet familja pa bukë.

- Advertisement -

Shala thotë se i ka thënë apliko në E-Kosova, por siç tregon burri në fjalë i ka thënë “çka me honger unë deri t’i marr parët, mu rrogën ma jep në dorë pronari, ka me i nalë banka krejt qato, që mi qesin”, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi pa ndërhyrje:

NGJARJA E DITËS MIQ!

“O bre mazamakeq për mue. I kom pesë fëmijë, të voglin në klasë të dytë, tjetrin në të katërtën, vajzën në klasë të gjashtë, e dy të tjerët në të tetën dhe të nëntën.
300 euro e kom rrogën, e smuj kurqysh me jau ble librat se mbesim pa bukë.Gjumi natën spom nxen, se pom dhimët çika, se mson shumë, e spo di qysh me ja spjegu” tha një burrë afër të pesëdhjetave sot, teksa po udhëtonim bashkë në autobus urban.

I thash apliko në sistem, se t’i jep parët shteti. Tha e çka me honger unë deri t’i marr parët, mu rrogën ma jep në dorë pronari, ka me i nalë banka krejt qato, që mi qesin.

Qe një storje e vërtetë, që më ndodhi sot;

- Advertisement -rrrrrrr

Qe çka keni bo!

Keni lonë prind pa gjumë, duke i vendosë në situatatën ma të randë në jetën e tyne. Me jau spjegu çikës së vet, që ska pare për senin ma elementar; librat shkollor.

Keni kriju pabarazi mes fmijëve, një çikës në klas të gjashtë, keni me ja thy krenarinë, integritetin e dinjitetin.

Keni me kriju gjeneratë, që një pjesë e madhe, skan me pasë qasje në libra gjatë krejt vitit, e dëmi i kësaj gjenerate ka me qenë me dekada për shoqërinë.

Po e bashkangjes edhe një faturë të librave për klasën e katërt. 72 euro!

Sot, nuk duhët mos me nxon gjumi veç prindin që e takova në autobus, sot s’duhet me na nxon gjumi asnjonit; përbesë më shumë se shqetësuese është pikëlluese!

P.S.

Militanti:

“Boll mirë u kanë ba, kur t’i pjellsh duhët me menu qe ke me i qu edhe në shkollë edhe normal që duhet me ja ble edhe librat edhe fletoret, a në ymyd të ALBBINIT i ke ba a.!?
Liri Loshi s’ka asnjë çkrol me e çkarravitë.

Emin H. Daka e Xhevat Suhogerlla nuk janë lsajde janë në pushime po get.
Sa për sonte çikaç.

Unë!
Ramiz.R.Shala

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Shaban Jashari”, në Skenderaj organizon një sërë aktivitetesh për nder të Epopesë së UÇK-së

Shkolla "Shaban Jashari", në Skenderaj sot ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të...

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH)

Gjimnazi "Hivzi Sulejmani" është sërish pjesë e Programit të Promovimit të Vlerave Humane (PVH),...

Edoneta Sada, edukatorja nga Cermjani i Gjakovës – çdo ditë jep maksimumin për edukimin e fëmijëve

Puna e edukatoreve në shkolla është shumë e rëndësishme, pasi luajnë rol kyç në...

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ftohet të mbajë ligjëratë në Universitetin e Cambridge

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është ftuar të mbajë ligjëratë në Universitetin...