E diel, 24 Nëntor, 2024

I kaloi mbi 600 ditë duke fjetur në tendë, britaniku 12-vjeç i mblodhi 800 mijë euro për bamirësi

- Advertisement1-

“Djaloshi në tendë”, 12-vjeçari që e quan kështu veten, i ka kaluar 600 ditë duke fjetur jashtë shtëpisë për të mbledhur para për institucion e kujdesit paliativ në të cilin jetonte një person shumë i dashur për të.

Kur një afërm i tij 74-vjeç ndërroi jetë nga kanceri, Max Woosey vendosi të mbajë premtimin që i kishte dhënë – që në tendën që ia kishte dhuruar – do të përjetojë aventurën e vërtetë, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Ishte marsi i vitit të kaluar, koha kur në Angli mbizotëronte pandemia e coronavirusit, e në qendrën e kujdesit paliativ North Devon, për shkak të izolimit ishin ballafaquar me humbje milionëshe (1.2 funte).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Max Woosey (@the_boy_in_the_tent)

Aty mendoi se është personi i duhur që duhet t’i ndihmojë, Max madje i tha “lamtumirë” dhomës së tij dhe shtratit të nxehtë. U zhvendos në tendën që e vendosi në oborrin e shtëpisë dhe filloi aksionin për mbledhjen e parave.

Falë këmbëngulësisë së tij, atë nuk e pengoi stuhia, të ftohtit e as të nxehtit e insektet. Për më pak se dy vite arriti të mbledh 680 mijë funte, përkatësisht mbi 800 mijë euro, që ishin mjaftueshëm që të paguhen për një vit 20 infermieret e qendrës së kujdesit paliativ.

Por mundi i tij u shpërblye në natën e ndarjes së çmimeve “Pride of Britain”, e javën e kaluar Max shënoi natën e 600-të që e kaloi duke fjetur në tendë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...