I jepet lamtumira e fundit 8-vjeçarit: Qindra njerëz në ceremoni, 8-vjeçari përcillet në banesën e fundit

- Advertisement -

Përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasia.

- paragrafi 1 -

Vogëlushi që u rrëmbye ditën e djeshme nga fqinji kriminel Klodian Çalamëni dhe u vra e gropos në oborrin e banesës është përcjellë nga qindra njerëz, banorë të fshatit, por edhe të afërm të tjerë të ardhur nga zona të tjera.

- Advertisement -

Të gjithë janë në lot për vogëlushin që u vra tragjikisht nga 38-vjeçari teksa kishte dalë të luante me biçikletë si çdo ditë të fëmijërisë së tij.

Në ceremoni merrte pjesë edhe deputeti Taulant Balla si dhe kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi.