I dolën kundër grevës, mësimdhënësit tani po përballen me mungesën e librave

- Advertisement -

Edhe pse i dolën kundër grevës, disa mësimdhënës pas fillimit të procesit mësimor po përballen edhe me një vështirësi tjetër.

- paragrafi 1 -

Mungesa e literaturës po u bën të pamundur mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor, kjo si pasojë që fëmijët ende nuk janë pajisur me librat shkollorë.

- Advertisement -

Rreth kësaj teme për IndeksOnline ka folur Avni Fetahu, Drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës.

Sipas tij arsyeja se pse ka pas mungesë të literaturës deri tani është për shkak të shtëpive botuese dhe se nuk është faji i komunave.

‘’Arsyeja se përse nuk janë shpërndarë librat është se shtëpitë botuese, që i kanë kontraktuar ministrit janë vonuar, pra nuk është faji i komunave, është faji që kanë ardh me vonesë librat. Tek ne kanë ardh të hënën dhe deri nesër do të shpërndahen të gjitha librat’’, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai ka treguar se ka pas vështirësi për kompletimin e librave sidomos të asaj të klasës së 5-t, ndërsa tjerat janë shpërndarë me kohë.

‘’Ka pasur vështirësi në kompletimin e librave këtë vit, sidomos për klasën e 5-t, ndërsa të tjerat janë shpërndarë me kohë’’, deklaroi drejtori.

Fetahu ka treguar se në Podujevë ka mungesë vetëm të literaturës së klasës së 5-t, ku kjo temë u diskutua edhe ne Ministrinë e Arsimit.

Shkaqet e kësaj mungese Fetahu prap thotë se janë fajet e shtëpive botuese.

‘’Për Podujevë ka pas mungesë të librave vetëm për klasën e 5-t, temë kjo që u diskutua edhe në Ministrin e Arsimit, për shkaqe të ndryshme pasi që shtëpitë botuese kanë pas një problem derisa është rregulluar’’

I pyetur rreth mësimdhënësve që i dolën kundër grevës dhe filluan mësimin se a është kjo një pengesë tjetër për mësimdhënësit.

‘’Konsideroj që nuk është pengesë, për arsye se shumica e mësimdhënësve i kanë pas literaturat, përjashto ato që thash, klasën e 5-t, tjerat kanë qenë në rregull’’ u përgjigj ai.