Një shfaqje e mirë magjike ka fuqinë të na bëjë të themi “Uauu” çdo minutë dhe të pyesim veten: “Si e bëri vallë?!”
Për katër nga truket më të famshme të iluzionistëve, përgjigjen jua japim ne:
#1 – Nxjerrja e një lepuri nga kapelja
Për të kryer këtë truk, duhet një lepur, një tavolinë e mbuluar me mbulesë, një pëlhurë dhe një kapele tipike “magjistarësh”.
Merrni pëlhurën dhe lidheni fort në katër anë, për të improvizuar një thes. Te ky thes do vendosni lepurin. Thesi, më pas do të varet me nje gozhdë a diçka tjetër në një nga cepat anësorë të tavolinës. Mbulesa e tavolinës është e vendosur në mënyrë të tillë që fsheh thesin.
Në fillim të performancës, audiencës i tregohet që kapelja është bosh. Më pas, kapelja vendoset mbi tavolinë dhe tani vjen pjesa më e rëndësishme: Ajo që duhet të bëni është të përdorni lëvizje të lehta, thuajse të padukshme dhe të ngrini lart kapelen për të vendosur brenda thesin. Më pas, me disa lëvizje që ju bëjnë të dukeni sikur jeni në mendime, hiqni kapelen nga tavolina dhe zbuloni lepurin para audiencës.
#2 – Krijimi i tymit nga gishtat
Merrni një pako shkrepëse dhe prisni pjesët anësore të kutisë, ato që përdoren për të ndezur shkrepëset. Bashkoni dy pjesët, ndizini ato dhe lërini të digjen.
Më pas, mblidhni mbetjet e prodhurara nga djegia. Kjo mbetje e fosforit të bardhë është ajo që do t’ju duhet për të kryer hilen! Fërkojeni ngadalë në gishtin tuaj të madh dhe gishtat tregues dhe sapo krijuat tym. Pas përfundimit të “performancës”, mos harroni të lani duart!
#3 – Përkulja e një luge
Për të kryer me sukses këtë truk, së pari duhet të fshehni një monedhë të vogël argjendi në pëllëmbën e dorës tuaj. Kur të jeni gati për të “‘përkulur” lugën, mbajeni monedhën në mënyrë të tillë që të shihet vetëm fillimi i saj. Vendoseni monedhën në majë të dorezës së lugës në mënyrë që të duket sikur po mbani vetëm lugën. Shtypni fundin oval të lugës kundrejt tavolinës, duke u sjellë sikur po mundoheni shumë të përkulni lugën. Ndërkohë që bëni këtë, nxirrni pak nga pak më në dukje monedhën, për të dhënë idenë se ai është bishti i lugës dhe se ajo po përkulet vërtet.
#4 – Të mbani dikë pezull në ajër
Për këtë truk, zakonisht një vajzë e veshur me një fustan të gjatë shtrihet në tavolinë. Ndërsa e bën këtë, ajo sigurohet që palosjet e veshjes së saj të bien poshtë në dysheme, duke fshehur hapësirën direkt poshtë saj.
Iluzionisti/ja më pas vazhdon ta bëjë atë të “qëndrojë pezull në ajër”. Efekti arrihet nëpërmjet një mekanizmi të veçantë ngritës. Për të shtuar ndjesinë e emocionit dhe të panjohurës, zakonisht iluzionisti merr një shkop ose litar dhe e lëviz atë mbi trupin e vajzës. I vetmi kusht për realizimin me sukses të këtij truku, është që rrathët mes të cilave qëndron vajza, të jenë mjaftueshëm të mëdha saqë mos të prekin vajzën ose mekanizmin ngritës.
Gjatë performancës, magjistari duhet të jetë i kujdesshëm për të qëndruar në një mënyrë të tillë që të fshehë shufrën që po mban vajzën lart mbi tryezë!
Burimi: Bright Side