E diel, 19 Janar, 2025

I dehur në mësim, dalin mesazhet që drejtori u dërgonte natën nxënëseve 14-vjeçare

- Advertisement1-

“ABC” zbulon disa nga mesazhet që Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit u dërgonte dy 14-vjeçareve të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual.


Njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një emoi. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit.

- Advertisement -

“I tregova vëllait mesazhin në whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur” tha 14 vjeçarja.

Siç ka deklaruar nxënësja, drejtori pas disa ditësh në oborrin e shkollës e pyeti me hollësi se me kë jetonte dhe nëse i ishin kthyer prindërit nga Greqia. Ndërkaq e mitura tjetër ka gjetur në ditë të ndryshme në celularin e saj thirrje në whatsapp nga numri i Haxhillarit.

 

Zakonisht i telefononte në mbrëmje. Vajza kur zgjohej në mëngjes shihte thirrjet. Ai më pas i shkruante se i kishte rënë gabim telefonit. Gjithashtu mitura ka thënë në polici se ka gjetur disa herë dhe mesazhe të fshira.

Burimet i thanë “ABC”-së se drejtori i ka provokuar edhe në shkollë me gjeste. Të miturat kanë rrëfyer se 59-vjecari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.

Të shqetësuara nga sjellja e tij vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare dhe e denoncuan në polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra. E tronditur gjyshja e një prej të miturave kërkon dënim maksimal.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk dalim dot përjashta. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra t’i varin” tha ajo. Dyshohet se drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari të dyja vajzat i ka ngacmuar seksualisht në të njëjtën kohë. Ngacmimet nisën tre javë më parë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...