E shtunë, 23 Nëntor, 2024

‘I dashur fëmija im i dytë, më fal! Me dashuri, mami’

- Advertisement1-

I dashur fëmija im i dytë,

Kurrë s’duhet të të kisha krahasuar me vëllanë tënd të madh.

- Advertisement -

Prindërit e dinë që s’duhet ta bëjnë këtë, por ndonjëherë gjërat ndodhin pa vetëdijen tonë. Kur ti linde, e quqaja veten një nënë veterane. I kisha bërë të gjitha më parë – ushqyerjen në mes të natës, orët e zgjatura të stërvitjeve sa andej-këtej. E dija se çfarë duhet bërë për të të qetësuar kur qaje…ose kështu mendoja.

Po ti ishe kokëfortë që në fillim. Në tre muajt e parë, kur rriteshe brenda meje, më dërgoje në tualet çdo orë të ditës. E pastaj më shqetësove duke ardhur në jetë 5 ditë me vonesë. Që në frymëmarrjen tënde të parë, më tregove se ishe një forcë që duhej marrë parasysh. Ti nuk bëjë kompromis; do t’i bëjë gjërat sipas ritmit tënd, zakonisht më të shpejtë ose më të ngadaltë se të tjerët. Për ty, rregullat janë bërë vetëm që të thyhen.

Po, e pranoj! Ke bërë disa gjëra shumë më shpejt se yt vëlla; si ngjitesh te shilarësja, si qëndron mbi tavolinë dhe më thua me këmbëngulje “jo”. Ka pasur edhe gjëra që i ke mësuar më me ngadalë se ai: kur me zor flije natën, kur mësove të ecje apo kur mësove shkronjat e para. Kam mësuar kohëve të fundit disa truke që prindërit përdorin, në mënyrë që të të bëj të më dëgjosh. Të kam krahasuar disa herë me vëllain e madh. Zemra ime e dinte se ti ishe i përkryer dhe se do t’i bëjë gjërat kur të ishe gati, por paragjykimet e shoqërisë më bënë të sillesha ndryshe, të mos mendoja dy herë. Më fal!

Ditën tjetër, teksa po vrapoja rreth shtëpisë me vëllanë tënd duke u përpjekur që ai të vishej e të ishte gati për shkollë, erdhe gjithë gëzim: “Mami, jam gati! Eja ikim!” Ishe veshur kokë e këmbë duke pritur plot entuziazëm ditën e parë të kopshtit. Gjithë çfarë më the më preku shumë. E kuptova që ke lindur për të qenë njësoj si vëllai, vetëm se pak ndryshe. Mbase nuk do ta bësh gjithmonë mirë herën e parë, por do t’ia dalësh gjithsesi. E di!

Më vjen mirë që e kam kuptuar këtë mësim herët. Jam e hapur të përqafoj gjithë shtigjet e bukura dhe të papërshkrueshme që ti duhet të mësosh për të përmushur detyrat e vogla dhe të mëdha. Kurrë nuk do të të krahasoj me vëllanë tënd, sepse e di që askush s’mund të krahasohet me ty. Më fal për herët e tjera.

Do të të dua gjithnjë,

- Advertisement -rrrrrrr

Mami

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...