“I bon pak do pare”: Maturanti nuk tregoi, por sa kushton “Rolex”-i që e kishte në dorë?

- Advertisement5 -

Është periudha e vitit kur në Kosovë po mbahen mbrëmjet e maturës. Shumë maturantë po dallohen me veshje, vetura e orë luksoze. Njëri me orë zvicerane “Rolex” u tregua modest, të paktën me fjalë.

- paragrafi 1 -

Televizioni ATV ka bërë një storie për mbrëmjen e maturës. Një gazetare e këtij televizioni pyeti një maturant se sa i kushton ora që e ka në dorë.

- Advertisement - M1

“Po orën që e keni në duar, sa ju kushton ora? Çfarë marke është” – e pyeti gazetarja të riun.

Duke u ndier paksa i zënë ngushtë e duke e vendosur për një çast dorën para fytyrës, maturanti me kostum të zi e këmishë të bardhë tha: “O (është) nifarë firme, po, vallai… I bon pak do pare, i bon. I bon do pare, po dy euro s’i kena hiç me veti, s’e kena ditë, pos do çelësa t’kerreve na kanë metë qetu, ma shumë sen.”

Nëse ora e tij është origjinale, nuk mund të themi se bëhet fjalë për “pak do pare”, të paktën jo sipas standardit mesatar të qytetarëve të Kosovës.

- Advertisement - m2

“I bon pak do pare” – e kishte fjalën për orën luksoze zvicerane, “Rolex Submariner Date”, një pjesë e rripave të së cilës janë të bërë nga ari i verdhë. Sipas uebfaqes zyrtare të prodhuesit të njohur të orëve luksoze, kjo orë kushton 16 mijë e 200 euro.

/Nacionale.com