Hysen Brahimaj, emërohet drejtor i Arsimit në Gjakovë

- Advertisement5 -

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë sot emërimin e drejtorëve të rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar kështu ekipin ekzekutiv për mandatin e ri qeverisës.

- paragrafi 1 -

Drejtor i Arsimit në këtë komunë është emëruar Hysen Brahimaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

hysen

Në mandatin e kaluar, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Gjakovës ka qenë Eranda Kumnova-Baçi. Kjo e fundit ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të mbetet e pavarur si asambliste në Kuvendin Komunal.

Baçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se për katër vite sa ka shërbyer si drejtoreshë e arsimit, është përkushtuar që shkollat të jenë paralelisht me kushte të njëjta.

- Advertisement -

“Kam inicuar projekte të cilat i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë ende të mirës së përbashkët. Sapo kemi filluar hapat e parë për digjitalizimin dhe jam kujdesur që të zgjidh çdo sfidë me angazhim maksimal.Dera ka qenë gjithmonë e hapur për qytetarët, nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave pa asnjë dallim.
Arsyeja është e thjeshtë : puna, përkushtimi dhe integriteti nuk vlerësohen, ndërsa shpërblehen antivlera dhe servilizmi”, ka shkruar ndër  të tjera ajo.

eranda baci