Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku dy nxënës kanë humbur jetën dhe babi i tyre.
Shkolla “Ibrahim Mazreku”në njoftimin zyrtar, shkolla bën të ditur se me dhimbje të thellë kanë marrë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha.
Shkolla thotë se kjo humbje e rëndë ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe gjithë kolektivin e shkollës dhe komunitetin më të gjerë në Malishevë.
Sipas telegramit, Nailja dhe Kujtimi do të kujtohen si nxënës të dashur, të sjellshëm dhe plot jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e mësimdhënësve, shokëve dhe të gjithë atyre që i njohën.
Në emër të institucionit arsimor, kolektivi i shkollës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Berisha, të afërmit dhe miqtë, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.
“Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të shkollës. Kjo ngjarje e rëndë ka lënë të pikëlluar të gjithë komunitetin në Malishevë, ndërsa mesazhe ngushëllimi po vijnë nga shumë qytetarë dhe institucione.