E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Humbi këmbën kur ishte 3 vjeç, historia e jashtëzakonshme e djalit që e ktheu dhimbjen në forcë

- Advertisement1-

Edhe pse 9-vjeç, Ariseldo Silo është përballur me shumë sfida.

Ishte 3 -vjeç kur humbi këmbën teksa ndodhej me të atin në arën ku punonte.

- Advertisement -

9-vjeçari ishte i ftuar me nënën e tij, Armela dhe ortopedin që e ka ndihmuar, Juxhin Mitrollari në studion e “Abc-së së mëngjesit”, ku tregoi vetë me detaje incidentin e asaj dite.

Ajo që është e jashtëzakonshme është fakti se Ariseldi, edhe pse një fëmijë, e ktheu dhimbjen në forcë. Nëna e tij, Armela, tregoi gjithashtu se kishte qenë vetë Ariseldi që ishte munduar t’i inkurajonte ata për të gjithë atë që kanë kaluar.

“Nuk mund ta shpjegoj tronditjen, është e jashtëzakonshme, dhimbje, ndjesi faji por që djali është forca jonë. Dhe në spital nuk është ankuar, nuk tha pse, nuk thoshte asgjë. Kur më shikonte duke qarë, mendohesha të mos shprehesha në sy të tij, më thoshte çfarë ke që je mërzitur, nuk ka asgjë, vrapoj po, loz po, më motivonte që nuk ka gjë jeta vazhdon, djali nuk e pati problem psikologjikisht që të thoshte se jam ndryshe, këtë ma jepte dhe mua. Kjo gjë nuk e ka penguar as në shoqëri, as në shkollë.“, tregoi e ëma.

Ortopedi Mitrollari shpjegoi se Ariseldi është përshtatur shumë mirë dhe arrin të bëjë çdo gjë si një fëmijë normal. Ai shpjegoi gjithashtu se “Çdo vit duhet t’i bëjmë një protezë të re sepse këmba është në rritje dhe shfaq probleme. Në rastet e prerjeve kemi teknika që ai të mund të kryejë çdo gjë pa dhimbje.”, tha ortopedi.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...