E premte, 10 Janar, 2025

Zvicra ka nevojë edhe për 76 mijë mësues të rinj deri në vitin 2031

- Advertisement1-

Në mënyrë që të mund të mbulohen të gjitha nevojat për mësues për shkollimin e detyruar, në Zvicër do të duhet të punësohen deri në 76,000 mësues të tjerë gjatë nëntë vjetëve të ardhshme.

Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka ardhur në këtë përfundim bazuar në rritjen e pritshme të popullsisë në Zvicër.

- Advertisement -

Më tutje, sipas BFS, për periudhën në fjalë për nivelin fillor nevojiten deri në 47,000 mësues të rinj dhe deri në 29,000 për nivelin e mesëm të ulët. Prandaj, numri i mësuesve për të gjithë periudhën e shkollës së detyruar konsiderohet se do të rritet me rreth 6 për qind deri në vitin 2031.

Nevoja është në thelb në rritje në të gjitha rajonet, i vetmi përjashtim është niveli i mesëm në Ticino, ku nuk është identifikuar ndonjë mungesë e madhe e mësimdhënësve.

Kriza e mungesës së mësuesve është bërë shumë aktuale, sidomos gjatë vitit të fundit, shkruan albinfo.ch. Për pasojë, në disa shkolla është marrë në konsideratë që të punojnë edhe mësues (ende) të pakualifikuar, gjegjësisht, studentë të fakulteteve të mësuesisë.

Marrë nga Albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren shkëlqejnë në garat e robotikës

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren kanë shkëlqyer në garat e robotikës, shkruan...

Pensionohet arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni

Është pensionuar arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës "Emin Duraku" në...

Pensionohet mësuesi Haxhi Laha nga Deçani

Është pensionuar mësuesi Haxhi Laha nga Deçani pas 43 vitesh pune në arsim, shkruan...

Rita Selimi nga Kosova doktoron në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi, staf i Departamentit të Punës Sociale ka mbrojtur sot doktoraturën me titull...