E diel, 23 Shkurt, 2025

“Ka zvogëlim të pagave të mësimdhënësve”

- Advertisement1-

Kryetarja e Forumit të Gruas, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se ka veç regres në arsim në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes Kurti.

Ajo përmes një video-mesazhi në Facebook, ka thënë se për dy vjet sektorin e arsimit e përcolli mungesa e vizionit, mungesa e investimeve e mungesa e guximit për ndryshime.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë dhe Kosova meriton më mirë.

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa në klasët me nxënës. Asnjë masë sigurie për huliganizëm në shkolla. Digjitalizimi i shkollave është harruar. Nuk ka mbështetje të mësimdhënësve për ngritje kapacitetesh e inovacion në klasë. S’ka ndërlidhje të shkollave profesionale me bizneset”, ka thënë ndër tjerash Lushaku-Sadriu.

Ajo ka thënë se deri më tani ka akreditim të programeve për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...