E diel, 19 Janar, 2025

Hoxha: SBASHK-u asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për testin PISA

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës asnjëherë nuk e ka ngritur çështjen për sistemin arsimor, tha Dibran Hoxha nga ORCA.

Ai ka fajqësuar këtë sindikatë e cila sipas tij, me qeveritë e kaluara në kohë fushate kishte bërë marrëveshje për rritje të pagave.

- Advertisement -

“Duhet fajqësuar SBASHK-u për aq sa ata nuk pranojnë përgjegjësi, një lloj kushtëzimi që ne e kemi sjell në sipërfaqe që sa vite. Kjo me kushtin që ne i harrojmë mëkatët e tyre. Kryetari Rrahman Jashari kishte dalë në protestë e kishte bërë një fotografi me PAN-in dhe u kishte premtuar rritje të pagave. Fotografia e tyre ishte më e lumtur. Jasharaj thotë se kanë vrapuar pas interesave të veta”, ka shtuar Hoxha në Info10.

Ai ka thënë se një sindikatë që ka 25 mijë anëtarë dhe në kohë fushate bënë koalicion, sipas tij, mesazhi që përçohet është të votohet ajo parti politike.

“Edhe nëse i harrojmë mëkatet e të kaluarës, unë jam që Sindikatat me qëndru në terenin e tyre, me u bë një bllok i fort dhe me i bë ball çdo qeverie dhe partie politike. SBASHK-u asnjëhere s’ka marrë ëprgjegjësi për rezultatet e testit PISA. Sindikata nuk është aty veç për paga por edhe për cilësi. Asnjëherë se ka ngritur problemin e korikulave dhe infrastrukturave. SBASHK-u dhe mësimëdhënësit në përgjithësi meritojnë paga më të dinjitetshme”, tha më tej Hoxha në Info10

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...