Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.
DASHI (21.-3.-20.04.)
Karriera: Do të keni përshtypjen që presioni në punë çdo ditë e më shumë po bëhet më i madh, mirëpo do të pasojnë edhe shkathtësive intelektuale. Më së miri është që t’u përmbaheni rregullave të punës dhe t’i respektoni saktësisht ato. Nëse kështu nuk ia arrini, mos hyni në debate.
Shëndeti: Mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja.
Dashuria: Do t’i përkushtoheni familjes, mirëpo një familjar do të kërkojë vëmendjen tuaj. Ata të cilët janë në lidhje të reja do të kenë kriza të vogla kalimtare për shkak të mungesës së joshjes. Deri tani do të mund të ishte krijuar një problem i madh. Lëvizni më shumë.
DEMI (21.04.-21.05.)
Karriera: Punët po intensifikohen, ndërsa çdo gjë që bëni do të marrë karakter ndërmarrës. Shumica këto ditë do të kërkojnë që të jenë më të angazhuar në vendin e punës. Ata të cilët kërkojnë punë do të jenë më aktivë.
Shëndeti: Bëni gjumë më të rregullt.
Dashuria: Natyra juaj e hareshme dhe e sinqertë do të bëhet paksa më e heshtur, ndërkaq ju në njëfarë mënyre do të jeni më i “zakonshëm”. Së paku kur është fjala për dashurinë. Më nuk do t’ju jenë të rëndësishme joshjet, por do të arrini të kënaqeni me gjëra të vogla. Kjo tregon që keni arritur pjekurinë.