Shkolla fillore e mesme e ulët “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë ka zgjedhur Hivzi Metaj si mësues i dalluar për vitin shkollore 2022/23, shkruan Albanian Education.
Njoftimi i plotë:
SHKOLLA FILLORE DHE E MESME E ULËT” XHAVIT AHMETI” PRISHTINË
NJOFTIM
Më datë 04.02.2023, në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve të shkollës sonë, në respekt të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit për vitin shkollor 2022/23, epiteti, Mësuesi i dalluar, i takoi mësimdhënësit të Ed. Fizike dhe Sportive, prof Hivzi Metaj.
Në një votim të hapur, transparent dhe bindshëm të argumentuar, profesor Metaj i mori pjesën dërmuese të votave nga Këshilli i Arsimtarëve.
Profesor, Hivzi Metaj, është model i një mësimdhënësi të përkushtuar në punët dhe detyrat edukativo – arsimore.
E karakterizon vijueshmëria, disiplina, vullneti, bashkëpunim me të tjerët dhe mbi të gjitha profesionalizmi në punë.
Puna e tij në aktivitete ekstra-kurrikulare me nxënës, shkollës sonë i ka sjellur shumë mirënjohje, medalje, vende të para në disiplina të ndryshme sportive, si: futboll, shah, pingpong, volejboll, hendboll etj.
Vlen të përmendet se është promovues i sportit Olimpik të Kërlingut në nivel të Republikes së Kosovës.
Kontributi i tij në këtë sport është i jashtêzakonshëm, pothuajse në të gjitha qytetet e Republikës sonë.
Profesor Hivzi Metaj, i cili ka një bagazh më shumë se tri dekada në arsimimin e shumë gjeneratave, me meritë të plotë e fiton këtë çmim në nivel shkolle, në të njëjtën kohë jemi të bindur se është i duhuri për të fituar edhe në nivel vendi.
Drejtoria e shkollës, mësimdhënësit, nxënësit dhe të tjerët, profesor Hivziut i urojmë në radhë të parë shëndet të plotë, më pastaj përmbushje të të gjitha objektivave të synuara në rrafshin personal dhe kolektiv!
Urime, prof Hivzi Metaj!