E diel, 24 Nëntor, 2024

Historitë e këtyre 10 shqiptarëve janë aq të sikletshme, sa askush s’do donte t’i përjetonte

- Advertisement1-

Sa e sikletshme mund të jetë të të kapë i/e dashuri/a duke i kontrolluar telefonin, ose më keq akoma, duke i vjedhur një nga rrjetet sociale? Shumë, shumë e sikletshme.


Po sikur stafi i mësuesve të shkollës të zbulojë që ti shisje tezat e provimeve dhe organizoje festa me lekët? Tmerr. As të mos e mendojmë se si duhet të ndiheni nëse një nga prindërit ju dëgjon teksa shani (me fjalor banal) njerëz të tjerë në telefon.

- Advertisement -

Por, nuk po ju zbulojmë më shumë. Dimë vetëm të themi që askush nuk do të donte të ishte në vendin e këtyre 10 njerëzve të mëposhtëm, të cilët treguan te Anabel në Instagram ngjarjen e tyre të sikletshme “kur i kapën mat”.

1. Më kapën Instagramin fake shokët dhe shoqet e klasës, ndërkohë që kisha bërë komente negative për ta.

2. I bëra screenshot bisedës me dikë dhe padashje ia çova personit me të cilin po flisja.

3. Më kanë kapur duke gatuar në mes të natës.

4. I thashë babit që po eci ngadalë me makinë, ndërkohë më kap me 100 km/h sepse ishte në rrugë.

5. Shisja tezat e provimeve dhe me lekët që mblidhja, organizoja party. Hapën kamerat e shkollës dhe mora paralajmërim.

- Advertisement -rrrrrrr

6. Më ka kapur mami duke masturbuar. Akoma e kujtoj tmerrin në fytyrën e saj.

7. I kam vjedhur WhatsApp-in të dashurit. Më kapi mat i shkreti. Turp.

8. Më kapi bashkëshorti duke i kontrolluar telefonin në orën 2 të natës.

9. Më dëgjoi babai duke sharë në telefon disa që më merrnim me numër privat. Po çfarë të sharash ama!

10. Më zbuloi mami pilulat kontraceptive (nuk e dinte që kisha të dashur)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop