E enjte, 16 Janar, 2025

Historiku i grevave në arsim në Kosovë

- Advertisement1-

Kur jemi tek grevat në arsim, ato kanë goxha histori në vendin tonë, pasi që është grevuar pothuajse çdo vit në sektorin e arsimit

Shtesën prej 100 euro mësimdhënësit e vendit e kishin kërkesë që nga fillimi i vitit 2022.

- Advertisement -

Për çka SBAShK-u kishte kërcënuar institucionet e vendit me greva që zgjasnin vetëm një orë.

Kjo nuk funksionoi e tash po vazhdon greva e përgjithshme.

Por, këto nuk janë grevat e vetme që i ka përdorur SBAShK-u për arritjen e qëllimeve të tyre.

Gjysmëvjetori i dytë i vitit 2019, poashtu mësimdhënësit i gjeti në greva.

Atë vit ishte kërkuar ngrite të pagave e përmirësim i kushteve për mësimdhënësit.

Ndërsa në tetorin e vitit 2018 ishte grevuar për ndryshimin e projekligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

- Advertisement -rrrrrrr

E në atë kohë në krye të Ministrisë së Arsimit ishte Shyqeri Bytyqi.

Edhe ai thotë edhe atëhërë nuk ka qenë lehtë të arrihet marrëveshje me SBASHK-un

Shyqri Bytyqi, ish-ministër i Arsimit tha se “Nuk ka qenë e lehtë që të menaxhohet ajo periudhë sepse gjithmonë ekzistojnë dallimet ne mes kërkesave te grevisteve dhe mundësisë së Ministrisë për ti aprovuar ato. Qëllimi jonë në atë kohë ka qenë që mos të bëhet greva fare në mënyrë që mos të ndikojë ajo pastaj tek fëmijët”.

Për njohjen e kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 ishte bojkotuar mësimi edhe në vitin 2016.

E për rritje të pagave mësimdhënësit kishin grevuar edhe në vitin 2015 për më shumë se një javë.

Ndërkohë, per shkak të gjendjës së krijuar në arsim nga shumë faktore, Kosova nuk ka lluks për greva më në sektorin e arsimit po e thotë njohësi I arsimit, Xhavit Rexhaj.

Xhavit Rexhaj, njohës i Arsimit ka thënë se “Kushdo që është i vetedijshëm për gjendjën e arsimit në Kosovë e din që nuk është cështje e kompromisit por duhet ta kryjë detyrën e tij dhe të mos lejoj asnjë second që të vazhdoj cfardo greve në arsimin kosovar as sot e as sot pesë vjet e pas pesë vjete mund të shqyrtohet”.

Grevë disa javëshe për ngritje të pagave në sektorin e arsimit ka pas edhe në vitin 2003.

Ani pse kishin humbur shumë nxënës mësimin në atë kohë paga mësimdhënësve iu kishte ngritur vetëm për shtatë euro./RTV Dukagjini

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet Hafize Gjonbalaj Berisha, sekretare e shkollës “Bajram Curri” në Sllatinë

Është pensionuar Hafize Gjobalaj Berisha, sekretare e shkollës "Bajram Curri" në Sllatinë të Fushë...

Pensionohet arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli nga Prishtina

Është pensionuar arsimtarja e fizikës, Bahrie Zeneli. Njoftimin e ka dhënë shkolla "Pjetër Bogdani"...

Shkolla “Mushnikova” në Prizren mban ligjëratë për Masakrën e Reçakut

Në kuadër të aktiviteteve për kujtimin e ngjarjeve historike, në shkollën "Mushnikova" në Prizren...

Nga Asllan Bajrami: Si të ngrisim cilësin në arsim?

Mendoj që shkolla , menaxhmenti dhe stafi mbështetës luajn rolin kyq dhe primar në...