Historia frymëzuese e Nderim Hajdarit: Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”

- Advertisement5 -

Nderim Hajdari nga Kamenica ka ndarë historinë e tij frymëzuese të suksesit në Gjermani, duke treguar rrugëtimin plot sfida që e çoi deri te diplomimi me titullin “Dachdeckermeister”, një nga kualifikimet më të larta profesionale në fushën e kulmëve dhe ndërtimtarisë.

- paragrafi 1 -

Ai ka bërë të ditur se në vitin 2018 u largua nga Kosova drejt Gjermania, pasi kishte përfunduar studimet për Juridik dhe praktikën njëvjeçare në gjykatë.

- Advertisement - M1

Megjithatë, jeta në Gjermani e detyroi të niste gjithçka nga fillimi. Fillimisht ai punoi si punëtor i thjeshtë, ndërsa me përkushtim dhe punë të vazhdueshme arriti të ndërtojë një rrugë të re profesionale.

Sot, Nderimi është diplomuar si “Dachdeckermeister”, sukses të cilin e konsideron realizim të një ëndrre dhe një motivim të madh për sfidat e ardhshme në jetën profesionale.

Në mesazhin e tij, ai falënderoi familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi, duke theksuar se puna, këmbëngulja dhe besimi në vetvete mund të hapin rrugë të reja edhe larg vendlindjes.

- Advertisement - m2

Historia e tij po shihet si një shembull motivues për shumë të rinj shqiptarë në diasporë që përballen me sfida të reja në ndërtimin e jetës dhe karrierës së tyre jashtë vendit. /Albinfo.ch

Shqip | English