Një histori e veçantë e mësueses Shigjeta Canajt në shkollën “Musine Kokalari”, e cila prej kohësh është kthyer në model frymëzimi për nxënësit e saj.
E rritur në një familje të persektuar, mësuese Shigjeta rrëfeu në studio se gjatë fëmijërisë i mungonte dashuria dhe kujdesi i mësuesve për shkak të opinionin. Për këtë arsye dhe jo vetëm, misioni i saj është që të jetë shumë më tepër se thjesht mësuese për nxënësit e saj.
Kështu, ajo tregoi para publikut se fëmijët i merr në shtëpi. “Në shkollë më shohin si mësuese. Orët e mësimit kanë ngarkesë ndaj është e vështirë që të kuptoj pse nxënësit sillen në atë mënyrë”.
Ndër të tjera, ajo shtoi se i merr në shtëpi edhe për t’i dhënë ushqim atyre që kanë nevojë. “E bëj që të jenë më të lirshëm. Të jenë të ushqyer. S’mund t’i flas për Skënderbeun kur ai e ka barkun bosh.”