Historia e vajzës nga Ukraina që u rrit me qentë që në moshën 3-vjeçare

- Advertisement -

Oxana Malaya është një grua nga Ukraina, e njohur ndërkombëtarisht për sjelljen e saj, e cila imiton atë të një qeni.

- paragrafi 1 -

Malaya ka qenë objekt i dokumentarëve dhe intervistave dhe historia e saj është një tregues se edukimi luan një rol më të madh se natyra. Kur ishte vetëm 3 vjeç, prindërit e saj alkoolikë e neglizhuan dhe e lanë jashtë një natë.

- Advertisement -

Instinktivisht, ajo shkoi drejt gjësë më të afërt që mund t’i siguronte ngrohtësi dhe strehë, qentë. Ajo qëndroi me qentë, duke ngrënë gjithçka që kishte mbetur. Dalëngadalë, Oxana u bë pjesëtare e tufës dhe u bë gjithnjë e më pak njerëzore dhe vetëm 5 vjet më vonë një fqinj lajmëroi policinë se një vajzë e vogël po rritej nga qentë.

Në momentin që u shpëtua, ai kishte humbur çdo aftësi për të folur dhe vraponte si një qen. Pasi u shpëtua, u dërgua në një jetimore ku e mësuan të ecte drejt, të hante me duar dhe të komunikonte me qeniet e tjera njerëzore. Më vonë, ajo shkoi të jetonte në një shtëpi për personat me aftësi të kufizuara.