E hënë, 20 Janar, 2025

Historia e shtëpisë më të veçuar në botë

- Advertisement1-

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet një shtëpi e vetmuar, e bardhë, e izoluar, e ndërtuar në një faqe kodre, me pamje nga Oqeani Atlantik.


Shtëpia e bardhë u ndërtua në vitet 1950, nga një grup gjuetarësh, të cilët shkonin atje vetëm për të gjuajtur zogjtë e veçantë, dhe donin një banesë si strehë.

- Advertisement -

Edhe pse duket si shtëpia ideale për pushime larg qytetërimit, aty nuk ka as elektricitet, as tubacione uji. Por ama e ka një saunë islandeze, që furnizohet me ujë nga një sistem që mbushet nga shiu.

Edhe pse për njerëzit nuk është vend i mirë për të jetuar, ajo shtëpi është ideale për zogjtë. Specie të ndryshme kanë ndërtuar me dhjetëra fole në shtëpi dhe në ishull.

Për këtë arsye, tani është rezervë natyrore e mbrojtur nga shteti, dhe mund të vizitohet vetëm me grupe të organizuara turistësh, me udhëtime brenda ditës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Viti i Ri – origjina dhe karakteristikat e tij

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë...

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...