Historia e pabesueshme: Vetëm 23 vjeçe, por ka 11 fëmijë

- Advertisement -

Një nënë e re që tashmë ka 11 foshnje, por jo të gjitha të lindura prej saj, shpreson të ketë dhe dhjetëra të tjerë me ndihmën nënave zëvendësuese, shkruan Mirror.

- paragrafi 1 -

Christina Ozturk, 23 vjeçe, jeton me milionerin e saj, pronarin e një hoteli, Galip Ozturk, në qytetin bregdetar të Batumit në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, ku kjo praktikë është e ligjshme.

- Advertisement -

Pasi patën 10 foshnje, përfshirë edhe atë që kjo grua e re lindi natyrshëm, çifti vendosi të kërkonte ndihmën e nënave zëvendësuese.

Ata përmendën në rrjetet sociale se donin të paktën 105, por më vonë pranuan se numri ishte ende një shaka.

Të gjithë kandidatet e mundshme kalojnë përmes këshillimit dhe nënshkruajnë letra ligjore para se të mbeten shtatzënë me fëmijë që vijnë gjenetikisht nga Christine dhe burri i saj.

- Advertisement -