Një histori e pabesueshme vjen nga një franceze që ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë.
Claude vivier le got, një akademike e njohur erdhi për herë të parë në Shqipëri para 20 vitesh pasi burri i saj ishte diplomat në vendin tonë. Çifti vendosën të birësonin një djalë shqiptar, Corontin, i cili aso kohe ishte vetëm 2 vjeç.
“Kam lindur në Shkodër, isha në një shtëpi fëmijësh dhe u birësova në moshën 2 vjeçare nga një familje franceze që ishin në atë kohë në Shqipëri.”, tha ai. Gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, akademikja tregoi dhe historinë e veçantë që qëndron pas emrit të tij dhe që lidhet me 21 Prillin, ditën kur ka ardhur në jetë.
“Bashkëshorti im ishte diplomat në Shqipëri para 20 vitesh, erdha dhe rashë në dashuri me këtë vend, njerëzit janë mikpritës. Nuk flas italisht, ose do të mësoja një italishte të keqe ose një shqipe të mirë, zgjodha shqipen flas pak dhe më pëlqen.
Pastaj jeta bëri që të lidhesha fort me këtë vend. E kuptoj mirë shqipen, e lexoj në mënyrë korrekte por e kam më të vështirë më të vështirë, gramatika e gjuhës shqipe është shumë e vështirë.”, tha ajo.