E diel, 19 Janar, 2025

Historia e Nuz Lugës, rrëfehet e ëma: Isha me bukë në dorë kur më rrëmbyen djalin

- Advertisement1-

Kjo që do tju tregojmë është historia e Nuz Lugës, i cili në moshën 4 vjeçare u rrëmbye nga gjiri i familjes.

Ishte ditë e shtunë kur Anila, mamaja e Nuzit, atë kohë 4 vjeçar, vendosi të shkojë te nëna e vetë. Ajo banonte te Çezmja e Ferrës në Durrës.

- Advertisement -

“Në vitin 1994 ka qenë një ditë e shtunë nëse nuk gaboj kur nusja i tha djalit do të shkoj te nëna ime. I thash Anila mos shko se sikur kemi dëgjuar se te Çezma e Ferrës rrëmbehen fëmijë. Sikur e ndjeja diçka. I përcolla deri te spitali vetë. Unë atë fëmijë e kam rritur me sakrifica se djali im në atë kohë herë punonet e herë jo, nusja ishte e papunë. Unë kam dhënë gjakun e trupit për atë fëmijë që e rrita e bëra në moshën katër vjeçare”, rrëfen gjyshja e Nuz Lugës.

Një ditë pasi Anila shkoi te nëna e saj, e nxorri Nuzin që të luante para pallatit me fëmijët e tjerë. Pas pak kohësh djali i kërkon bukë të ëmës. Ajo shkon në shtëpi që të përgatis diçka, ndërkohë që e lë djalin të luaj akoma. Nuk vonoi shumë dhe Anila u kthye me bukën në dorë për djalin e saj. Por djali nuk ndodhej më aty, atë e kishin rrëmbyer.

“Mami dua një çikë bukë se më hahet …ta bën mami dhe ta japë… Djali vazhdon të luaj… kur nusja i përgatit bukën dhe del për tja dhënë nuk e gjen. Gjithë atë ditë dhe natë duke kërkuar nuk e gjetëm. Erdhën këtu dhe tha mos e ka marë djalin Luli? Jo i thash unë, ku e ke djalin?”, tregon Hajrije Luga.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...