E premte, 22 Nëntor, 2024

Historia e nënës shqiptare që është shtatzënë me fëmijën e vajzës së saj

- Advertisement1-

Për shkak të disa problemeve shëndetësore në adoleshencë, një vajzë – identiteti i të cilës nuk u zbulua – tregoi në “Opinion” se e kishte të pamundur të bëhej nënë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të saj dhe bashkëshortit. Nisur nga kjo, nëna e saj vendosi që të shërbente si nënë surrogate për fëmijën.

“Që 17 vjeç kuptova që diçka në trupin tim nuk shkonte,” tha ajo duke shtuar se mitra u dëmtua për shkak të ndërhyrjeve të herëpashershme. “Nuk kisha asnjë shpresë”.

- Advertisement -

Në vijim të bisedës, vajza, sot 28 vjeç, tregoi se nuk i intereson aspak fakti që dikush tjetër – në këtë rast nëna – është shtatzënë me fëmijën e saj. “Më mjafton vetëm ta kem në krahë. Nuk ka problem që nuk e kam në bark.”

Vendimi për një nënë surrogate nuk u vendos nga vajza, por nga nëna e saj. Kjo e fundit tregoi se shkoi te gjinekologu me vajzën për një kontroll rutinë.

“Nuk mund t’ja pranoja vetes se ime bijë të mos kishte fëmijë. Vetëm këtë mendoja. I thashë doktorit se kam ardhur për një fëmijë për vajzën. Në atë kohë, ime bijë më tha: ‘Mama, çfarë po flet’. Nuk ishte diskutuar asnjëherë. Më erdhi natyrshëm.”

Ndër të tjera, nëna e vajzës u shpreh se pjesa më e vështirë ka qenë mentaliteti. “E kam përjetuar, por kohëve të fundit kur u zbulua çdo gjë, jam më e lehtësuar. E mora vendimin vetëm për të lumturuar vajzën time,” tha ajo.

Nga çfarë deklaruan në “Opinion”, nënë e bijë i janë nënshtruar fertilizimit in vitro, ku vezët janë mbledhur nga nëna biologjike, janë fekonduar me spermatozoidin e babait dhe janë vendosur në mitrën e nënës surrogate. Nëna surrogate, pra gjyshja, nuk ka lidhje gjenetike me foshnjën sepse nuk është përdorur veza e saj.

Fëmija pritet të vijë në jetë së shpejti.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...