E hënë, 24 Shkurt, 2025

Historia e dashurisë së mësuesve nga Shqipëria që festojnë vitin e 35-të bashkë

- Advertisement1-

Ky është viti i 35-të që çifti i mësuesve nga Shqipëria feston Shën Valentinin.

Foleja e dijes u kthye më pas për ta në folenë e dashurisë.

- Advertisement -

Mësuesja Zylfije Kullafi tregoi se dashuria e tyre ishte dashuri me shikim të parë.

“Takimi i parë ishte një takim që më dha menjëherë një goditje në zemër. Një dashuri me shikim të parë. Kisha shumë emocione se ishim të rinj. Unë 23 ai 25 vjeç”, u shpreh ajo.

Ndërsa, mësuesi Çaush Kullafi tha se njohjen e kanë bërë 35 vjet më parë, e bashkë punojnë tash e 34 vjet.

Jo vetëm në shtëpi, por çifti Kullafi janë të pandarë edhe në shkollë, pasi që prej vitit 1988 profesioni i ka bashkuar edhe në të njëjtin vend pune.

“Edhe në familje e ke më të lehtë përgatitjen me bashkëshorten. Sikur mendojmë njësoj, unë i them diçka, ajo thotë atë po mendoja”, u shpreh mësuesi Kullafi.

Teksa qëndrojnë thuajse gjithë ditën bashkë, ata tregojnë sekretin e jetëgjatësisë së dashurisë së tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

“Unë Çaushin në shkollë e kam shok, e kam koleg. Na thonë çifti i të dashuruarve”, u shpreh mësuesja./tch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...