Valentina Gara është emëruar Koordinatore në Global Engineer Girls (GEG). Ajo do ta kryej këtë rol krahas pozitës së saj aktuale si Shefe e Komunikimeve të Korporatës në Limak Kosovo Airport J.S.C, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë Global Engineer Girls (GEG) përmes një postimi në Facebook, ku bën të ditur se Valentina do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me aktorët kryesorë publikë, privatë dhe të shoqërisë civile për të siguruar që objektivat e GEG të realizohen në mënyrë efektive në të gjithë kapitujt në vende të ndryshme.
Postimi i plotë në Facebook nga GEG:
Kemi kënaqësinë të prezantojmë @Valentina Gara si Koordinatoren e re @Global Engineer Girls (GEG). Ajo do ta kryej këtë rol krahas pozitës së saj aktuale si Shefe e Komunikimeve të Korporatës në Limak Kosovo Airport J.S.C.
Që kur iu bashkua Limak-ut në vitin 2011, Valentina ka qenë thelbësore në zhvillimin e strategjisë korporative të Limak-ut, si dhe në themelimin e Institutit të Shërbimeve të Aeroportit Limak, një program social i korporatës që ofron trajnime për studentët në menaxhimin e aeroportit. Para se t’i bashkohej Limak-ut, Valentina shërbeu si Koordinatore për Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Në rolin e saj të ri në krye të nismës GEG, Valentina do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me aktorët kryesorë publikë, privatë dhe të shoqërisë civile për të siguruar që objektivat e GEG të realizohen në mënyrë efektive në të gjithë kapitujt në vende të ndryshme.
Ekspertiza, përkushtimi dhe vizioni i saj do të jenë të paçmueshme ndërsa punojmë drejt fuqizimit të vajzave të reja për të ndjekur karrierën STEM.
Ju lutemi bashkohuni me ne për të uruar Valentinën për rolin e saj të ri.