E martë, 25 Shkurt, 2025

Histori suksesi: Shqiptarja që po korr sukses me gatimet në Itali

- Advertisement1-

Keti Prenga Conte është shqiptarja e martuar në Itali që po korr sukses me pasionin e saj. Ajo madje ka lënë edhe vendin ku jetonte prej vitesh me bashkëshortin, vetëm për të praktikuar gatimin, i cili tashmë është kthyer edhe në profesionin e tyre.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Keti tregoi se si i lindi ky pasion dhe pse vendosën të lënë Italinë për Shqipërinë.

- Advertisement -

“Unë kam qenë 6-7 vjeçe, kur gjithë familja u transferua në gjermani, ndërsa 16 vjeçe shkuam në Itali. Pasionin për kuzhinën e kemi pasur gjithmonë dhe kur u martova burri e ka pasur gjithmonë për kuzhinën.

Në fillim fillova duke bërë video, ta ndaja pasionin tim me të tjerët. Më kontaktuan nga rrjetet sociale. Unë dhe bashkëshorti kemi lënë punën dhe kemi nisur të merremi me kuzhinën. Na pëlqen të levizim edhe për djalin që të njohim kultura të reja.

Tani do të jetoj në Vlorë edhe pse jam nga Mirdita. Recetat tona do të jenë kryesisht me prodhime deti. Bashkëshorti ishte ai që donte të vinte më shumë në Shqipëri, sepse jeta këtu është më e ngadalët”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...