Histori suksesi: Nxënësja Rakela Sehitaj botoin librin e saj të parë “Mes vargjesh në tetë mote”

- Advertisement -

Rakela Sehitaj, nxënësja që sapo ka përfunduar klasën e 12-të në shkollën “Hamdi Rrapi”, Gjorm, Selenicë, ka një talent të spikatur në poezi, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

“Mes vargjesh në tetë mote”, është libri i saj i parë, plot ndjenja dhe përjetime personale, me nota të hidhura, por edhe të bukura të jetës e realitetit që jetojmë.

- Advertisement -

Postimi i ministres Evis Kushi:

Ju prezantoj me Rakela Sehitaj, nxënësen që sapo ka përfunduar klasën e 12-të në shkollën “Hamdi Rrapi”, Gjorm, Selenicë, me një talent të spikatur në poezi.

E nxitur nga familja, mësuesit, shokët dhe shoqet, ajo hodhi 8 vite krijimtari në botimin e saj të parë “Mes vargjesh në tetë mote”, një libër plot ndjenja dhe përjetime personale, me nota të hidhura, por edhe të bukura të jetës e realitetit që jetojmë.

- Advertisement -

Në vargjet e saj shfaqet shpesh ndjenja e mallit, rëndësia e familjes, si dhe përjetimi i humbjes së babait, një dhimbje e madhe që Rakela e shpreh mjeshtërisht me vargje poezie.

#KrenarePërNxënësitTanë♥️