E hënë, 24 Shkurt, 2025

Histori suksesi: Blerinda, ambasadore e klimës dhe e ambientit në Kosovë

- Advertisement1-

T’i qëndrosh afër vendlindjes, do të thotë të rrish afër natyrës së saj po ashtu. Është përkufizimi më i mirë i patriotizmit që na sjell ndërmend Blerinda Veliu, e pasionuar pas tokës, fryteve të saj si dhe specieve që e banojnë.

Pas një vit e gjysmë studimesh jashtë vendit, ajo është kthyer në Kosovë me qëllim që dijet e nxëna dhe përvojat e marra t’i ofrojë në shërbim të ambientit ku jeton.

- Advertisement -

Bashkë me të motrën Arnitën, ajo ka nisur një start-up për prodhimin e çajrave organikë të certifikuar, “Botanic”, produktet e të cilit shpërndahen në krejt Kosovën si dhe jashtë saj.

Për Blerindën bujqësia është një profesion fisnik dhe mu kjo është arsyeja që ajo asnjëherë nuk ka dashur të zhvendosë kompaninë e saj nga fshati i lindjes; të rrish pranë natyrës dhe të mbjellave është qenësore për të.

Ajo është e vetëdijshme se vendet e Evropës Perëndimore janë më të zhvilluara, e ka parë këtë me sytë e saj, por ajo e di gjithashtu se kjo ka ndodhur falë sakrificave të popujve të këtyre vendeve. Kështu, Blerindës nuk i trembet syri që të bëjë të pamundurën për të kontribuuar në zhvillimin e Kosovës dhe në mbrojtjen e natyrës në veçanti. /albinfo.ch/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...