E premte, 21 Shkurt, 2025

Histori suksesi: Bleranda Musa certifikohet nga Meta – përfundoi me sukses gjashtë programe të specializuara

- Advertisement1-

Bleranda Musa, një nga telentet shqiptare për Instagram dhe Facebook, ka arritur një tjetër sukses të madh duke u certifikuar nga Meta, kompania që përfshin platforma globale si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger.

Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Musa përfundoi me sukses gjashtë programe të specializuara të Meta-s, duke përfshirë: strategji efektive për marketingun online, menaxhimi i fushatave dixhitale, branding dhe strategji kreative për rritje, reklamimi i avancuar në platformat Meta dhe analiza e të dhënave dhe performancës së fushatave.

- Advertisement -

Këto certifikime e vendosin Blerandën në majat e ekspertizës për marketingun dixhital, duke dëshmuar aftësitë e saj për të ndihmuar bizneset shqiptare dhe ndërkombëtare të arrijnë rezultate konkrete në rrjetet sociale.

Me mbi 4 vite përvojë në marketingun dixhital dhe mbi 500 biznese të ndihmuara, Bleranda Musa ka transformuar mënyrën se si operojnë bizneset në rrjetet sociale. Ajo shquhet për kthimin e ndjekësve në klientë përmes strategjive të personalizuara, rikuperimin e llogarive të hakuara në Instagram dhe Facebook.

Musa gjithashtu ka bërë zgjidhjen e problemeve të reklamave të bllokuara, përfshirë llogaritë “Disabled” apo “Restricted.”

Musa u shpreh e lumtur për këtë arritje në karrierën e saj.

- Advertisement -rrrrrrr

“Jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë arritje. Ky certifikim nga Meta është një njohje e rëndësishme e punës sime dhe një motivim për të vazhduar të ndihmoj bizneset të arrijnë sukses përmes fuqisë së marketingut dixhital. Ishte një sfidë e madhe, por me përkushtim dhe disiplinë arrita ta përfundoj me sukses. Suksesi nuk vjen rastësisht, por është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe besimit në vetvete”, tha ajo për Telegrafin.

Bleranda Musa mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë sipërmarrësit e rinj shqiptarë sesi nuk duhet hequr dorë nga ëndërrat që keni.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Histori suksesi: Çamerie Mazreku, vajza e parë nga Kosova që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

Çamerie Mazreku nga Malisheva është një histori suksesi. Ajo ka arritur një sukses jashtëzakonisht të...

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

Firdeus Kasaj, gjeniu shqiptar i teknologjisë që po pushton botën

Firdeus Kasaj, 19-vjeçari nga Tirana, ka shndërruar pasionin për teknologjinë në një histori frymëzimi....

Histori suksesi: Amar Mejzini nga Vushtrria punësohet në kompaninë gjermane “BrandOne”

Amar Mejzini, një talent premtues nga Vushtrria, ka arritur një sukses të madh në...